Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase
Foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Një person është arrestuar dhe disa të tjerë janë shoqëruar pas incidenteve raciste antishqiptare që shpërthyen gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë gjatë fundjavës. Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi sot arrestimin e 30-vjeçarit nga Kumanova, me iniciale S. M.. Ky i fundit akuzohet se tentoi të sillte një banderolë fyese gjatë pushimit të ndeshjes, ndërsa pasi të sqarohet rasti, kundër tij do të ngrihet një padi përkatëse. Ministria apeloi për tifozeri të ndershme dhe sportive, teksa paralajmëroi masa të ashpra ndaj thirrjeve raciste dhe etnike që provokojnë situata nacionalizmi të padëshirueshme. “Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut apelon për tifozeri të ndershme dhe sportive, dhe çdo fyerje do të sanksionohet ashpër. Ministria e Brendshme...