Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, reagon Berisha: Janë dëshmi e racizmit kundër entisë shqiptare

Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, reagon Berisha: Janë dëshmi e racizmit kundër entisë shqiptare

Thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë janë dëshmi e racizmit kundër etnisë shqiptare, shprehet kryedemokrati Sali Berisha, në një reagim për incidentin në ndeshjen e basketbollit në Maqedoninë e Veriut. “Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre”. Top Channel