Thirrja e dhimbshme e nënave nga Gaza: Fëmijët po na kthehen në skeletë

Thirrja e dhimbshme e nënave nga Gaza: Fëmijët po na kthehen në skeletë

Në një spital të mbipopulluar në qytetin e Gazës, një foshnjë 7-muajshe, Mohammed, që peshon vetëm 4 kilogramë, ka të veshura një palë rroba me një emoji që buzëqesh dhe mbishkrimin “djalë i lumtur”, një ironi therëse në mes të një krize urie vdekjeprurëse. Mohammed kalon pjesën më të madhe të ditës duke qarë nga uria ose duke kafshuar gishtat e tij të dobësuar. Kjo është hera e dytë që ai shtrohet në spital për shkak të kequshqyerjes. Trupi i tij është i deformuar, fytyra e zbehtë dhe brinjët i duken qartë nën lëkurën e holluar. “Nuk kam frikë më...