Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Thirreni Baba”… Darka mbretërore me ton, mish e tortë, ndyshoi sjelljen e Trump në Samitin e NATO-s
pamje nga darka HOLANDË-Në Hagë u zhvillua samiti i NATO-s. Darka filloi në pallatin Huis Den Bosch me çiftin mbretëror holandez si pritës. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shfaq sërish me një kostum në nuanca blu por më të çelëta. Trump u prit me nderime mbretërore nga mbreti dhe mbretëresha e Holandës dhe nga Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i aleancës, i quajtur edhe ‘përshpëritësi i Trump-it’. Një deklaratë përfundimtare e samitit, me një gjest të qartë ndaj Uashingtonit, pohonte se anëtarët më në fund do të angazhoheshin të shpenzonin 5% të PBB-së për mbrojtjen – një kërkesë e hershme...