Theu masën e sigurisë, arrestohet i riu nga Memaliaj

Theu masën e sigurisë, arrestohet i riu nga Memaliaj

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ky shtetas u lokalizua dhe kap në Tiranë, si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e DVP Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net