Theu masën e arrestit shtëpiak dhe vodhi një makinë, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

Theu masën e arrestit shtëpiak dhe vodhi një makinë, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit. I riu theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi një automjet, gjatë natës së 14 korrikut në lagjen “Emin Matraxhiu”. 19-vjeçari u kap në rrugën “Kastriotët”, në Tiranë, ndërsa makina e grabitur u sekuestrua si provë materiale. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas njoftimit për vjedhjen e një automjeti, në lagjen “Emin Matraxhiu”, kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në kuadër të operacionit “Cooperation”, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe i koordinimit të punës mes Policisë së Elbasanit dhe Policisë së...
Burimi: Javanews.al