Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Thethi nuk është i vetmi vend ku shteti duhet të kujtohet për ligjin
Nga Ardit Rada Pamjet nga Thethi, ku përplasjet mes banorëve dhe forcave të rendit pasuan shembjen e disa ndërtimeve pa leje, kanë ndezur një debat të vjetër. Në rrjetet sociale u rindezën akuzat për selektivitet, për “shtet që shfaqet vetëm kur ka turistë” dhe për “ligj që bie mbi të dobëtin”. Por e vërteta është më e ndërlikuar dhe më urgjente se kurrë. Po, aksioni në Theth është i drejtë. Ndërtimi pa leje, qoftë edhe në emër të turizmit, është një plagë që ka shkatërruar natyrën, ka deformuar zonat e mbrojtura dhe ka minuar besimin te shteti. Mbi të gjitha,...