Thellohet kriza politike në Kosovë, LVV dështon për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Thellohet kriza politike në Kosovë, LVV dështon për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Edhe këtë të premte, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka ngulmuar për kandidaturën e Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit. Drejtuesi i seancës theksoi se përzgjedhja e Haxhiut kërkonte të paktën 61 vota pro. Në seancë morën pjesë 118 deputetë, të cilët votuan me ngritje dore. Rezultati ishte: 57 vota pro, 47 kundër dhe 3 abstenime. Si pasojë, Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhet, dhe seanca u ndërpre. Seanca e radhës do të zhvillohet më 27 prill
Burimi: Sot.com.al