Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Thellimi i krizës së urisë, ushtria izraelite njofton ‘pauzë taktike’ në luftimet në disa pjesë të Gazës
Izraeli shpalli të dielën një “pauzë taktike” në luftime në disa pjesë të Gazës dhe tha se do ta lejonte OKB-në dhe agjencitë e ndihmës të hapnin rrugë tokësore të sigurta për ta trajtuar krizën e thelluar të urisë. Ushtria gjithashtu tha se kishte filluar hedhjen nga ajri të ushqimit në territor dhe hodhi poshtë akuzat se po përdorte urinë si armë kundër civilëve palestinezë. Në një deklaratë, ushtria tha se vendimet e saj i kishte koordinuar me OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare për të “rritur shkallën e ndihmës humanitare që hyn në Rripin e Gazës”. Nuk pati ndonjë reagim zyrtar...