“The Wanted”, kapet nga Policia Rrugore 37-vjeçari i kërkuar në Spanjë

“The Wanted”, kapet nga Policia Rrugore 37-vjeçari i kërkuar në Spanjë

Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga një pjesëtar të një organizate kriminale të akuzuar në Spanjë, për mashtrim me pasoja të rënda. Ai u kap gjatë monitorimit të akseve rrugore në kryeqytet duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit. “Gjatë monitorimit sistematik që kryhet në të gjitha akset e kryeqytetit, me pajisje bashkëkohore dhe shërbime të shtuara, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës konstatuan shtetasin N. S., 37 vjeç, duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas ndalimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë rezultoi se 37-vjeçari ishte në kërkim për llogari të autoriteteve spanjolle”. Gjykata e Seu de Urgell i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda,...