“The Telegraph” sjell rastin e pazakontë: Veliaj e drejton Tiranën nga paraburgimi
Media britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u ndalur te mënyra e pazakontë përmes së cilës ai i është drejtuar qytetarëve ndërsa ndodhet në paraburgim. Sipas medias britanike, Veliaj ka publikuar një video të krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën shfaqet një avatar i tij përpara flamurit shqiptar dhe atij të Bashkisë së Tiranës. Nëpërmjet këtij mesazhi, ai njofton për një program që parashikon ushqim falas në shkollat e kryeqytetit. “Kam marrë edhe një angazhim tjetër që nuk do ta harroj kurrë: ushqimin në shkolla”, thuhet në mesazhin e publikuar në Instagram. Videoja ishte e shënuar qartë si e gjeneruar me inteligjencë artificiale. Në të njëjtin komunikim, Veliaj i referohet edhe situatës së tij në paraburgim....
Burimi:
ntv.al