“The Star” rendit Tiranën mes qyteteve evropiane për t’u zbuluar në vjeshtë

“The Star” rendit Tiranën mes qyteteve evropiane për t’u zbuluar në vjeshtë

Vjeshta përbën një periudhë të përshtatshme për të eksploruar disa prej qyteteve më të bukura të Evropës, në një atmosferë më të qetë dhe pa fluksin e lartë të vizitorëve gjatë pikut të sezonit, shkruan media malajziane në gjuhën angleze, “The Star”. Tetori konsiderohet shpesh si “sezoni i ndërmjetëm” i udhëtimeve, periudhë gjatë së cilës numri i vizitorëve zakonisht ulet dhe turistët mund të përfitojnë nga oferta më të favorshme, pikërisht për shkak të ritmit më të qetë të turizmit. “Çmimet e fluturimeve dhe të hoteleve mund të ulen ndjeshëm në këtë periudhë të vitit”, shprehet Laura Carden-Lovell, eksperte e udhëtimeve dhe drejtuese e operacioneve në “Transfer Travel”, një platformë me qendër në Angli. Megjithatë, ajo u rekomandon turistëve që zgjedhin periudhat jashtë sezonit veror,...