Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“The Guardian” paralajmëron përplasje globale: A ka nisur Lufta e Tretë Botërore?
👁8752
Në një javë ku ish-aleatët e Luftës së Dytë Botërore përkujtuan ndaras 80-vjetorin e përfundimit të saj, “The Guardian” ngre alarmin se bota ndodhet më pranë se kurrë fillimit të Luftës së Tretë Botërore. Në një analizë të gjatë dhe të thelluar, gazeta britanike e përshkruan realitetin e sotëm si një rrëshqitje të pandalshme drejt kaosit global, ku rendi i vjetër nuk funksionon më, institucionet ndërkombëtare janë të paralizuara dhe aktorët shtetërorë po përdorin dhunën pa frena. “Pax Americana” është shpërbërë Sipas analizës, epoka e dominimit amerikan – e njohur si “Pax Americana” – ka hyrë në fazën e shpërbërjes,...