Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
The Guardian: Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft
Izraeli po mbështetet në cloud computing-un e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinezëve, zbulon gazeta “The Guardian” në një hetim të përbashkët me revistën +972 dhe Israeli Local Call. Raporti fillon në fund të vitit 2021, kur një pasdite, CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, u takua me kreun e “Njësisë 8200” të ushtrisë izraelite, e cila ka aftësi të mëdha në sigurinë kibernetike dhe luftën kibernetike. Zyrtari izraelit kishte një axhendë të qartë, pasi donte të transferonte një sasi të madhe materiali sekret të inteligjencës në cloud-in e kompanisë amerikane. Takimi u zhvillua në selinë e Microsoft -it pranë Seattle-it. Komandanti i Njësisë 8200, Yossi Sariel, siguroi mbështetjen e Nadellës për një plan që do t’i jepte shërbimit të tij akses në një hapësirë të...