Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
The Economist: SPAK po rrëzon ”peshqit e mëdhenj”
Nga: The Economist Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan Lea Ypi, një akademike shqiptare, në një libër që pritet të botohet së shpejti, banditët debatonin nëse korrupsioni ishte “shkaku i mjerimit shqiptar apo pasoja më e natyrshme e tij”. Të njëjtin argument mund ta dëgjosh edhe sot në kryeqytetin e Shqipërisë. Një gjë, megjithatë, ka ndryshuar: për herë të parë në historinë njëqindvjeçare të shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur kundër korrupsionit po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, duke vepruar, me sa duket, pa frikë apo favorizim. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi punën në vitin 2019. Sipas sondazheve të opinionit, 76% e shqiptarëve i besojnë asaj, duke e bërë SPAK-un institucionin më të besuar në vend....