Thaçi, gjyqi numër 2: Në 17 nëntor shpallet vendimi për pengim të drejtësisë

Thaçi, gjyqi numër 2: Në 17 nëntor shpallet vendimi për pengim të drejtësisë

Për Hashim Thacin, llogaria me Dhomat e Specializuara në Hagë nuk është mbyllur ende: Në 17 nëntor, në orën 10:00 të mëngjesit do të shpallet aktgjykimi ndaj ish presidentit të Kosovës dhe katër të akuzuarve të tjerë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Prokuroria ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tre vjet për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, si dhe nëntë muaj për Hajredin Kuçin. Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa mbrojtja e Thaçit ka kërkuar lirimin e tij, duke argumentuar se mungojnë provat për dënim. Sipas aktakuzës, Thaçi dyshohet se gjatë vitit 2023 u ka përcjellë vizitorëve në paraburgim informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e tyre, me përfshirjen e pretenduar...