Teuta, mbretëresha që i bëri ilirët një ndër shtetet më të fuqishme të Mesdheut

Teuta, mbretëresha që i bëri ilirët një ndër shtetet më të fuqishme të Mesdheut

Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është Mbretëresha Teuta. Pavarësisht se të dhënat që na vijnë për jetën e saj nga burimet antike janë fare të pakta, ashtu sikurse dhe koha e qëndrimit të saj në krye të Mbretërisë Ilire ishte tepër e shkurtër, Teuta renditet midis grave më të rëndësishme të të gjithë botës antike. “Nuk është rastësi që pikërisht në kohën e mbretërimit të saj, që në fakt u ndërpre në mënyrë brutale e të parakohshme nga ndërhyrja romake në Iliri, Mbretëria Ilire arriti zgjerimin më të madh gjeografik duke u shtrirë nga Neretva në veri të Ballkanit e deri në Ambraki në jug”, thotë Marin Haxhimihali, profesor i Historisë Antike në Fakultetin Histori-Filologji. Haxhimihali...