Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Teuta kryeneçe: Mbretëresha trime e Ilirëve
Historia e mbretereshës Teuta Pas disfatës së Kartagjenës në Luftën e Parë Punike në vitin 241 Para Erës Sonë, Republika Romake u shndërrua në një fuqi detare dominuese në Detin Mesdhe. Gjithsesi, kontrolli i Romës mbi detet nuk ishte absolut. Në lindje të Italisë, në rritje ishte një fuqi tjetër. Kjo ishte mbretëria Ardiane, e sunduar nga një fis ilir, që filloi të kërcënonte rrugët tregtare të Romës që kalonin përmes Detit Adriatik. Në krye të kësaj mbretërie ishte MbretëreshaTeuta. Ihte gruaja e Agronit, mbret i Mbretërisë Ardiane. Nën udhëheqjen e Agronit, mbretëria u bë një forcë me rëndësi në rajon. Sipas shkrimtarit romak, Apiani i Aleksandrisë, Agroni e zgjeroi shumë mbretërinë e tij. Pushtoi një pjesë të Epirit, Korkyrën, Epidamnusin dhe Farus. Flota e Agronit ngjallte frikën e shumëkujt në Detin Adriatik. Ne vitin 231 Para Krishtit, Agroni vdiq papritur, pasi një fitore që arriti mbi Etolët. Sipas historianit grek Polibi:“Kur flotilja...