Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Teuta fiton Kupën e Shqipërisë U-19, mposht 2-0 Tiranën në finale
👁8599
Teuta është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë U-19, pasi triumfoi ndaj Tiranës me rezultatin 2-0 në finalen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”. Takimi ishte i luftuar, veçanërisht gjatë pjesës së parë, e cila përfundoi pa gola. Në fraksionin e dytë, heroi i durrsakëve ishte Devit Demircan, i cili realizoi dy herë. Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 57-të dhe më pas vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 88-të. Pas përfundimit të ndeshjes, u mbajt ceremonia tradicionale e organizuar nga FSHF. Trajneri i Kombëtares U-19, Juljan Ahmataj, i dorëzoi lojtarëve të Teutës medaljet dhe trofeun e...