Tesla vë “bast miliardash” për të mos humbur Elon Musk

Tesla vë “bast miliardash” për të mos humbur Elon Musk

Tesla ka miratuar një paketë aksionesh me vlerë 29 miliardë dollarë për drejtorin ekzekutiv Elon Musk, me qëllim që ta mbajë në krye të kompanisë në një moment kyç për të ardhmen e saj. Kjo lëvizje vjen pasi një gjykatë në Delaware rrëzoi marrëveshjen e mëparshme të shpërblimit të Musk nga viti 2018, e cila kapte vlerën e 56 miliardë dollarëve dhe konsiderohej si më e madhja në historinë e korporatave amerikane. Tesla e justifikon paketën e re si të domosdoshme për të ruajtur angazhimin e plotë të Musk, sidomos në një kohë kur konkurrenca në fushën e inteligjencës artificiale...