Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tesla shpërblen Musk me 29 miliardë dollarë
Tesla ka miratuar një shpërblim në aksione me vlerë 29 miliardë dollarë për CEO-n e saj, Elon Musk, si pjesë e një marrëveshjeje të re kompensimi që synon ta mbajë miliarderin në krye të kompanisë të paktën deri në vitin 2027, në një periudhë kur kompania po përpiqet të zhvendoset nga automjetet elektrike, në një sektor më të vështirë, ajo e robotaksive dhe robotëve humanoidë, sipas agjencisë Reuters. Kompania e cilësoi dhënien e 96 milionë aksioneve të reja për Musk si ‘hapin e parë, në shenjë mirëbesimi’ për të ruajtur në thelb paketën e kompensimit prej 50 miliardë dollarësh të miratuar në vitin...