Zgjedhjet në Himarë: opozita, me kandidat nga Amerika
👁997
Opozita e ka zgjedhur emrin që do kandidojë për Himarën, përballë Vangjel Tavos së zgjedhur nga PS, aktualisht Prefekt i Vlorës.
Ai është Petro Gjikuria, biznesmen nga Dhërmiu, ithtar i Belerizmit, pra i një kauze që pretendon minoritet grek në Himarë dhe që “lufton” për të drejtat e tij.
Por Gjikuria duhet të lërë Amerikën për Himarën, pasi jeton tej Atlantikut si një shqiptar-amerikan. Atje ai është pjesë e “Federatës Panepirote të Amerikës”.
Më parë u përfol se kandidat mund të ishte Petro Beleri, i biri i Fredi Belerit, një i ri i rëndomtë i Himarës, pa ndonjë profil publik apo i paspikatur për diçka.
Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht.
Burimi