Turizëm “dylekësh” në Shqipëri

Turizëm “dylekësh” në Shqipëri

Më të shumtë në numër por më kursimtarë, preferencialë të turizimit kulturor dhe më pak të bregdetit. Ky është profili i të 8.5 milionë të huajve që vizituan Shqipërinë në 8 muajt e parë të vitit.
“Ka shumë turistë kurioz që vizitojnë Shqipërinë për shkak të bumit në tregun ndërkombëtar. Problemi qëndron se vizituan vetëm Tiranën dhe disa qytete të mbrojtura nga UNESCO dhe që kanë më shumë mundësi transporti. Jo numrat tregojnë çdo gjë, pasi nuk ka rritje ekonomike shumë të madhe, pasi janë turistë që shpenzojnë pak zgjedhin apartamente dhe air bnb dhe nuk zgjedhin restorantet. Ndërsa sitet kulturore i shohin nga jashtë”, tha për A2 Fjorinda Zani, agjente turistike.
Mesatarisht, një turist shpenzoi në pjesën e parë të vitit më pak se 429 euro. Familjarët qëndruam pak më shumë në strukturat akomoduese shqiptare, ndërsa grupmoshat e reja në një mesatare prej dy ditësh sipas agjentëve turistike.
Risi e turizmit të 2024 janë dhe dyfishimi i turistëve të rinj. Ndonëse mbizotërojnë turistët nga rajoni dhe Evropa, të huajt nga Afrika, Azia e Jugut por dhe ajo lindore dyfishuan shifrat, shkruan A2 CNN.
“Sado që thanë se u reduktua numri i turistëve kosovarë, ishin ata që mbizotuan. Pastaj vjen Italia, Gjermania, Mbretëri e Bashkuar dhe shumë kombësi të reja që na kanë surprizuar me interesin e tyre”, tha Zani.
Ndonëse Shqipërinë deri më tani e kanë vizituar 20% më shumë të huaj, vrulli u ngadalësua në kulmin e sezonit turistik. Në muajin gusht, Shqipërinë e vizituan 2.1 milionë turistë, 5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Më shumë turistë erdhën, por edhe më shumë shqiptarë zgjodhën t’i shpenzonin pushimet e tyre jashtë Shqipërie. INSTAT tregon se në tetë muaj udhëtuan 5.2 milionë shqiptarë drejt vendeve të tjera.
Burimi