Rama kujton Kavajën e dikurshme, shmang atë të sotme

Rama kujton Kavajën e dikurshme, shmang atë të sotme

Kryeministri Rama kujtoi Kavajën e dikurshme, atë si bastion demokrat para se të ndryshonte kahje vote e ta çonte atë të PS-ja, me të cilën gëzoi disa investime infrastrukturale.
“Bëmë një rezultat të jashtëzakonshëm, morëm bashkinë, e ndryshuam Kavajën, ishte xhep fals që nuk kishte asgjë veç pluhurit, farave të kungullit, as ujë, as drita dhe ato dy gishtat atje te sheshi. Kur kam ardhur në Kavajë për herë të parë si kryetar i PS nuk na linin të bënim dot takimin se na dolën atje te kinemaja dhe nuk na linin të hynim brenda dhe kur hymë në kinema kishte më shumë karrige bosh se njerëz në karrige”, kujtoi Rama nga ky qytet, sërish nën qeverisjen e demokratëve.
Rama ishte në Kavajë për një takim me asamblenë socialiste të këtij qyteti. Por ana tjetër e këtij realiteti është se si Kavaja e si qytetet të ngjashme me të, pavarësisht investimeve apo të ashtuquajturës Rilindje Urbane, kanë shkuar e po shkojnë drejt një asfiksie ekonomike e sociale prej një vale të pandalshme ikjeje frenetike. /tesheshi.com/  
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente