Letër nervoze në qeveri mbi këtë makinë në Butrint
Forumi për Mbrojtjen Trashëgimisë ka reaguar ashpër, me një letër publike dërguar ministrit Gonxhe, mbi një automjet brenda territorit të Butrintit, mbi truall arkeologjik.
Sipas Forumit, përgjegjësia mbi këtë bie direkt mbi znj. Kumbaro, e cila lejoi hapjen e një lokali aty.
“I nderuar zoti minister i Kultures Blendi Gonxhja
Kjo eshte pamja nga Akropoli i Butrintit sot ne daten 29.06.2024. Makina e kompanise se sallameve, te ciles kolegia juaj Kumbaro i dha me koncesion nje godine historike per ta shnderruar ne kafe, eshte parkuar mbi monumentet e kultures.
Mund ta shikoni i nderuar z. Minister se si kjo makine e kompanise se sallameve qendron e parkuar mbi nje kishe mesjetare e gerrmuar nga profesoresha e Sorbones, Etleva Nallbani. Makina qe furnizon kafene e Kumbaros e ben perdite kete ritual ne syte e te gjitheve vizitoreve dhe administrates shteterore.
Ne fakt parkimi i perditshem i kesaj makine mbi rrenojat antike eshte simbolika e perdhunimit, percudnimit dhe talljes publike qe Ministria e Juaj, AADF, BMF dhe te tjere te ngjashem i beni pasurive te trashegimise kulturore shqiptare.
Qe ne krye te heres kur ministrja e Kultures Kumbaro vendosi t’i jepte miqve te saj godinen historike te rojtarit te Butrintit per ta shnderruar ne kafene, ishte e qarte se si Kumbaro dhe sorrollopi i saj nuk kishte asnje dhembshuri apo krenari per te ruajtur kete trashegimi.
Kafeneja e Kumbaros, sic njihet sot nga punonjesit e Butrintit jo vetem ka privilegjin te shese uje dhe pije me cmime stratosferike, por ka privilegjin qe cdo dite te parkoje makinen e saj mbi rrenojat antike ne Akropol.
Nderkohe qe njerez fisnike si Presidenti Mejdani i zbriti makines ne hyrje dhe u fut me kembe ne Butrint, apo kryetare shtetesh dhe personalitete te ndryshme e kane respektuar shenjterine e kesaj kryevepre te trashegimise sone, Kumbaro dhe kafeneja e saj perdhos perdite Akropolin e Butrint”.
Burimi