Konspiracionisti i rëndomtë Gazmend Bardhi, përgjigja e Dumanit për të

Konspiracionisti i rëndomtë Gazmend Bardhi, përgjigja e Dumanit për të

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani i ka përcjellë dhe njëherë opozitës mesazhin se ai, në punën e tij, është krejtësisht i pavarur dhe i padiktuar nga askush.
Duke raportuar në parlament, ai u tha deputetëve të zhurrmshëm, me kokën dhe gojën plot konspiracione politike kundër tyre, se ai nuk merr mesazhe nga askush në pushtet.
Përgjigja e tij ishte ndaj një pyetjeje që iu drejtua nga Gazmend Bardhi, i njohur për primitivizmin e tij politik, sidomos kur është fjala për SPAK-un.
“Rezulton, sipas informacioneve që disponon grupi parlamentar i PD, se kryeministri Edi Rama përmes një shtetasi, emrin nuk po e përmend por ju dhe unë e dini fort mirë për këtë bëhet fjalë, një funksionar publik në një nga institucionet e pavarura, i ka përcjellë drejtuesit të SPAK juve, një mesazh privat duke kërkuar që të çështja Xibraka, e rihapur nga SPAK, të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur.
Duke vlerësuar integritetin e drejtuesit të SPAK, dhe duke mos ju kërkuar ju të komentoni veprimin e kryeministrit se ai është veprim politik e komentojmë ne të tjerët, unë dua ta dëgjoj prej jush përgjigjen që ju i keni përcjellë kryeministrit të Shqipërisë mbi këtë çështje”, ishte ajo çfarë tha Bardhi, si gjithnjë, në mënyrën më të rëndomtë të mundshme, pas së cilës pasoi përgjigja e Dumanit:
“Nuk marr as nuk përcjell asnjë lloj mesazhi, unë ushtroj detyrat e mia në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore. Kjo është marrëdhënia ime që ekziston me të gjithë, pa përjashtin”. /tesheshi.com/
Burimi