Fotoja e bërë virale: këshilla gastronomike që njëri do i jepte tjetrit në filmin e njohur

Fotoja e bërë virale: këshilla gastronomike që njëri do i jepte tjetrit në filmin e njohur

Timo Flloko e Zef Bushati kanë pozuar së fundi bashkë, në fazën e tretë te jetës, pas kanë lënë pas në rininë e tyre kujtimin e pashlhyeshëm në publik të një filmi luajtur bashkë, “Njeriu me top” me skenar të Dritëro Agollit, një lloj balade kinematografike nën regjisurën e Viktor Gjikës.
Aty, Timoja luan Mato Grudën, një fshatar të ashpër që vjedh një top armik si armë për gjakmarrje, për ta shndërruar më vonë në ndihmë për luftën. Ndërsa Zef Bushati luan italianin e butë, Auguston(Agushin), i cili pas kapitullimit italian, bëhet shërbëtor i shtëpisë së së Mato Grudës.
Mes tyre ka një ndërveprim njerëz që bazohet te intriga e karaktereve të ndryshme, që sa ndahen aq dhe bashkohen.

Dhe, ndër batutat e forta të dialogut mes tyre, është e ajo e Matos kur e këshillon të hajë gjizë, duke i thënë: “Ha gjizë Agush ha, gjiza të bën esëll”.
Pozimi i tyre krah njëri-tjetrit është bërë viral së fundi.
Duhet kujtuar ndërkohë se aktori Zef Bushati, i devijuar në politikë pas viteve ’90-të, por pa shkëlqimin që kishte në artin e aktrimit, ka patur të motrën një ndër grimieret më të njohura të Ish-Konistudios, pra të filmave shqiptarë, Elsa Bushati. /tesheshi.com/
Burimi