Ditë e bukur, por jo e lumtur për Belerin

Tashmë që nuk i është mbyllur ëndrra për të qeverisur Himarën, e cila ka një kryebashkiak të ri, minoritatin dropullit Vangjel Tavon, Fredi Beleri i rikthehet lirisë, tashmë si eurodeputet.
Është Gjykata e Fierit ajo ka pranuar kërkesën e Belerit për lirimin me kusht.
Pas dhënies së vendimit, avokati i çështjes Geni Gjyzari ka dhënë një prononocim të shkurtër për mediat.
“Respekte për gjykatën, vendosi lirimin para kohe me kusht. Edhe gjashtë javë i kishin mbetur për të qëndruar në burg. U lirua sot. E shikojmë se ai pronari që ka çelësat e burgut dhe të kujtdo dha leje tani pas zgjedhjeve që të dalë nga burgu”, tha ai.
Më pas ka qenë Beleri që i është rikthyer refrenit të tij me natyrë politike.
“Pas 16 muajsh konfinacion, tani jam i lirë dhe krenar, por definitivisht jo i lumtur.
Vendimi i sotëm është vetëm një pikë në oqeanin e drejtësisë që na pret. Lufta ime tani po fillon.
E panevojshme të them se do të kthehem në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për gjithçka që më është mohuar nga regjimi shqiptar.
Por tani, duke ushtruar detyrat e eurodeputetit grek, do të jem në gjendje të fokusohem në çështjet e minoritetit etnik grek dhe shtetit të së drejtës, pa frikë por vetëm me pasion.
Sot, do të jem mes vëllezërve të mi në Himarë, aty ku filloi aventura ime dhe unë mendoj vetëm të drejtë të jem.
Dua të falenderoj nga zemra kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis i cili me vendimin e tij të guximshëm për të më përfshirë në fletën e votimit europian ND ndryshoi rrjedhën e historisë sime. Dhe sigurisht miqtë e mi të ngushtë, Angelos Syrigos dhe Stavros Papastavrou për mbështetjen e tyre të palëkundur. Ajo ishte gjithmonë aty, nuk do ta harroj.
Në fund, dua të falënderoj qytetarët grekë që gjatë gjithë kësaj kohe më kanë dhënë forcë të mos përkulem, të duroj dhe të vazhdoj të luftoj”, tha Beleri. /tesheshi.com/
Burimi