Beleri, as teorikisht kryebashkiak i Himarës
👁678
Fredi Beleri, as teorikisht s’është më kryebashkiak i Himarës.
Pa e ushtruar asnjë ditë këtë detyrë, për shkak të arrestimit dhe më pas dënimit për shitblerje votash, KQZ ia hoqi mandatin të cilin nuk e ushtronte dot, fituar më 14 maj të vitit të kaluar.
Akti u mbështet në ligjin e dekriminalizimit.
“Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin”, tha kreu Ilirian Celibashi.
Kësisoj, tashmë Himara duhet të shkojë në zgjedhje të pjesshme, për t’i mundësuar votimin për një kryetar të ri, zgjedhur me votë. /tesheshi.com/
Burimi