A e dini se: sot, shqiptarët pushim nga vulgariteti politik i Berishës
Sot është “Dita e Rinisë”, një festw pa ndonjë festim por thjesht si ditë pushimi, sajuar nga Berisha kur qeveriste në kuadër të luftës së rëndomtë politike me opozitën socialiste.
Me synimin për ta kompleksuar këtë të fundit me të shkuarën komuniste, ish-komunisti i devotshëm Berisha u kujtua në vitet e qeverisjes për Lëvizjen e Dhjetorit, të cilën nuk e kishte patur ndonjëherë në axhendë përkujtuese, duke vendosur ta shpallë 8 dhjetorin, ditë-natën kur nisi rebelimi studentor fillimisht politik e më pas ekonomik, si “Ditën e Rinisë”. Dhe që atëherë, kjo datë mbeti në kalendar si ditë pushimi, pra dhuratë nga Berisha dhe stili i tij vulgar i të bërit politikë.
Ndërkohë, në vitet e opozitës, PD-ja është përpjekur që ta shfrytëzojë 8 dhjetorin duke shkuar te Qyteti Studenti në përpjekje për të ngritur rininë e atyshme kundër qeverisjes socialiste, por ka dështuar paq.
Kujtojmë se ai që qeveris sot, Edi Rama, vetë ka qenë një dhjetorist, por si pedagog e jo student, i përqendruar te Akademia e Artëve me aksionet e tij antikomuniste, fillimisht me një event përkujtimor për John Lennon. Ndërsa studenti i tij Blendi Gonxhe, sot ndër minstrat e fuqishëm të Ramës, ishte atë kohë ndër fjalëmbajtësit më të preferuar te Qyteti Studenti, para se aty të shfaqej Berisha. Dhe po atë ditë, në kulmin e euforisë për ndryshimin politik që po trokiste, ndodhi dhe skizma e parë në frontin anti-komunist. Edi Rama do ndahej nga Berisha e PD-së, me arsyetimin se një parti antikomuniste nuk mund të udhëhiqej nga një komunist ende me teserën e PPSH-së në xhep. Dhe në fakt, nga Berisha mungoi gjithnjë akti i hedhjes së teserës komuniste, i një infoje se kur e grisi atë, si dhe shfaqjes së ndonjë pendese publike mbi të qënit komunist në më pak se gjysmë shekulli. Rama nga ana tjetër, cilësohej ekstremist nga berishizmi në PD-në e sapoformuar, mu prej gjuhës së tij të ashpër antikomuniste, gjë që në gojën e Berishës mungonte tërësisht e ku për më tepër Ramiz Alia konsiderohej “president reformator”. /tesheshi.com/
Burimi