Terror në Turqi, të paktën 8 nxënës të plagosur nga të shtënat me armë para një shkolle! Arrestohet autori i dyshuar
Të paktën tetë nxënës kanë mbetur të plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr mëngjesin e 22 shtatorit pranë një shkolle të mesme në Turgutlu, në provincën Manisa, në Turqinë perëndimore. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 me orën lokale, në lagjen Albayrak, jashtë shkollës së mesme profesionale dhe teknike “İnci Üzmez”, në një moment kur nxënësit po mbërrinin në institucionin arsimor. Sipas rindërtimeve paraprake, një person i armatosur iu afrua zonës pranë shkollës dhe hapi zjarr. Pas të shtënave, në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe ekipet e urgjencës, ndërsa të plagosurit u transportuan me ambulanca drejt Spitalit Shtetëror të Turgutlus. Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta dhe policia lokale ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Lajmi për të...
Burimi:
javanews.al