Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Terror në mes të ditës në Greqi: I huaji ekzekutohet me tre plumba në qafë, autori ende i lirë
Një krim i rëndë ka ndodhur në Shën Parashki të Greqisë pasditen e së premtes, ku një 43-vjeçar ende i paidentifikuar është ekzekutuar me armë zjarri. Viktima raportohet se është me nënshtetësi të huaj dhe se shkak i krimit janë mosmarrëveshjet personale. Gjithashtu i ekzekutuari nuk rezulton me precedentë penalë në Greqi. Ndërkohë policia deklaroi se po kërkonin një “burrë të gjatë me rroba të zeza”. Burime policore thonë se ky nuk është një krim i organizuar, por gjithçka tregon për një vrasje të motivuar nga mosmarrëveshje personale. Viktima kishte çelësat e shtëpisë me vete kur u gjet, ndërsa në vendngjarje u gjetën shtatë gëzhoja....