“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më shumë fuqizim ekonomik e social për qytetarët
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në qytetin e Vlorës, ku zhvilloi një takim me qytetarët dhe socialistët vlonjatë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se në fokus të diskutimit ka qenë Reforma Territoriale dhe bashkimi i Vlorës me Selenicën. Sipas tij, shkrirja në një bashki e Vlorës me Selenicën do të thotë fuqizim ekonomik e social të komuniteteve, racionalizim të burimeve njerëzore në nivel vendor, si edhe përgatitje për punën me fondet e anëtarësimit në BE. Postimi i Ramës: “Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve, racionalizimit të burimeve njerëzore në nivel vendor, si edhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE 🇦🇱🤝🇪🇺”
Burimi:
vizionplus.tv