“Territori ynë nën pushtimin e reshjeve të shiut”/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

“Territori ynë nën pushtimin e reshjeve të shiut”/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.  Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra. Era e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16m/s. Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.