Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tërmeti i fortë godet Kretën, magnituda dhe epiqendra
Një tërmet i fortë ka goditur Kretën pak minuta më parë. Mediat greke bëjnë me dije se forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 5. Epiqendra e tërmetit ka qenë 31 kilometra në lindje-verilindje të Zakrosit, ndërsa thellësia fokale ishte 7.8 kilometra. Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.