Tërmet politik në Itali/ Giorgia Meloni mund të japë dorëheqjen në mars 2027?

Tërmet politik në Itali/ Giorgia Meloni mund të japë dorëheqjen në mars 2027?

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, mund të largohet nga detyra në mars të vitit 2027, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Itali. Skenari është raportuar nga gazeta italiane La Repubblica, e cila shkruan se mundësia është diskutuar në takimet e fundit të Melonit me aleatët e saj të koalicionit qeverisës. Sipas raportimit, në diskutime kanë marrë pjesë edhe Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi, ndërsa muaji mars shihet si një moment i mundshëm për një kthesë në kalendarin politik italian. Një rol të rëndësishëm në këtë skenar mund të luajë samiti i Këshillit Evropian që pritet të mbahet në Romë, në kuadër të 70-vjetorit të nënshkrimit të Traktateve të Romës. Ky aktivitet mund të shërbejë si angazhimi i fundit i rëndësishëm ndërkombëtar...