Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tërmet në Turqi, epiqendra në Adana
Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sot në orën 07:09 në rrethin Saimbeyli të Adanas ndodhi një tërmet me magnitudë 4.5. Thellësia e tërmetit u mat 6.96 kilometra, raporton media turke Sabah. Tërmeti u ndje lehtë në zonë dhe deri tani nuk ka raporte për dëme apo incidente të tjera negative. Banorët u tronditën, por situata mbetet nën kontroll.