Tërmet në Napoli! Mediat italiane: Më i fuqishmi i regjistruar në 40 vitet e fundit

Tërmet në Napoli! Mediat italiane: Më i fuqishmi i regjistruar në 40 vitet e fundit

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter u shënua pak pas mesditës në Napoli. Tërmeti me epiqendër pranë Bacolit në zonën e Campi Flegrei, kishte thellësi rreth 5 km. Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në 40 vitet e fundit në këtë zonë, sipas mediave italiane. Pas tërmetit kryesor u regjistruan disa paslëkundje. Lëkundjet u ndjenë në shumë zona të Napolit, përfshirë Fuorigrottën, Bagnolin, Agnanon, si dhe në komunat përreth si Bacoli, Pozzuoli dhe Giugliano. Megjithë frikën për rrëshqitje shkëmbinjsh në Punta Pennata dhe pranë Kështjellës së Baia-s, fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar. Autoritetet lokale...
Burimi: Top-Channel.tv