Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tërmet në Napoli, banorët dalin në rrugë, ndërpriten shërbimet e trenave
Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter goditi Napolin rreth orës 12:47 me kohën lokale. Sipas sizmiologëve kjo ishte dridhja më e fortë në dyzet vitet e fundit, në një zonë veçanërisht sizmikisht aktive. Sipas informacionit të deritanishëm, nuk ka të lënduar apo dëme materiale. Shumë banorë lanë shtëpitë dhe zyrat e tyre si masë paraprake. Thellësia fokale e tërmetit ishte 5 kilometra. Trafiku i trenave u pezullua në zonën e Napolit si masë paraprake./vizionplus.tv