Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tërmet i fortë ‘godet’ vendin fqinj, ja sa ishte magnituda
👁10477
Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë, më 7 qershor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua në orën 15:46, me orën e Greqisë, në Detin Egje. Epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 10 kilometrash. Lëkundjet sizmike u ndjenë veçanërisht në pjesën verilindore të Greqisë, duke përfshirë edhe qytetin e Selanikut, i cili ndodhet rreth 112 kilometra në perëndim-veriperëndim të epiqendrës. Zona më e afërt me epiqendrën është fshati bregdetar Sárti, vetëm 25 kilometra në jug-juglindje të saj, ku jetojnë rreth 1,100 banorë. Deri më tani nuk raportohet për dëme...