Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Terapia gjenetike shëron dëgjimin te 10 pacientë, rezultat më i mirë te fëmijët
Terapia gjenike mund të përmirësojë dëgjimin tek fëmijët dhe të rriturit me shurdhim të lindur ose humbje të rëndë të dëgjimit, sipas një studimi të kryer nga studiuesit në Institutin Karolinska në Stokholm, në bashkëpunim me spitalet dhe universitetet kineze, i botuar në revistën Nature Medicine. Dëgjimi u përmirësua te të dhjetë pacientët e përfshirë, dhe trajtimi u tolerua mirë. “Ky është një hap i madh përpara në trajtimin gjenetik të shurdhësisë, i cili mund të ndryshojë jetën e fëmijëve dhe të rriturve”, thotë Maoli Duan, një konsulent dhe lektor në Departamentin e Shkencave Klinike, Ndërhyrjes dhe Teknologjisë në Karolinska....