Tentuan të transportonin mbi 32 kg kanabis drejt Greqisë, policia shpall dy persona në kërkim

Tentuan të transportonin mbi 32 kg kanabis drejt Greqisë, policia shpall dy persona në kërkim

Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë kanë parandaluar një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Ngjarja ndodhi mbi fshatrat Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit, mes piramidave 43 dhe 44 të kufirit, ku shërbimet policore konstatuan në largësi dy persona që po transportonin dy çanta të dyshuara. Në momentin që janë ndjekur nga policia, ata kanë braktisur çantat dhe janë larguar në drejtim të thellësisë së kufirit, ndërkohë që u njoftuan edhe autoritetet greke. Nga kontrolli i çantave, grupi hetimor zbuloi 20 pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale 32.3 kilogramë....
Burimi: Sot.com.al