“Tentuan të më vrisnin, por dështuan”, presidenti iranian: Izraeli u përpoq të bombardonte zonën ku unë po mbaja një takim

“Tentuan të më vrisnin, por dështuan”, presidenti iranian: Izraeli u përpoq të bombardonte zonën ku unë po mbaja një takim

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha në një intervistë të publikuar në mediat sociale të hënën se Izraeli, i cili muajin e kaluar zhvilloi një luftë 12-ditore me Iranin, u përpoq ta vriste atë. “Po, ata u përpoqën. Ata vepruan në përputhje me rrethanat, por dështuan”, tha Pezheskian duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit amerikan, Tucker Carlson. “Nuk ishin Shtetet e Bashkuara që qëndronin pas atentatit ndaj meje. Ishte Izraeli. Isha në një takim, ata u përpoqën të bombardonin zonën ku po zhvillohej takimi”, tha ai, pa specifikuar nëse atentati që ai zbuloi ndodhi gjatë luftës me Izraelin. Iranian President confirms...
Burimi: Top-Channel.tv