Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tentoi të vidhte një makinë në Lushnje, por kapet “mat” nga pronari i mjetit
Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Lushnjës, teksa tentonte të vidhte një automjet në lagjen “Çlirimi”. Ngjarja ndodhi ditën e hënë, kur shtetasi G. K., banues në Tiranë dhe me precedentë të mëparshëm penalë, u kap duke ndërhyrë në centralinën e një automjeti tip “BMW”, me qëllim vjedhjen e tij. Ai u pikas nga pronari i makinës, i cili njoftoi menjëherë forcat e rendit. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë, që ndodheshin në patrullim në zonë, reaguan menjëherë dhe arrestuan autorin në vendngjarje. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi mjetet me të cilat 48-vjeçari po...