Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, arrestohet dhe gjobitet 35-vjeçari në Elbasan

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, arrestohet dhe gjobitet 35-vjeçari në Elbasan

Është arrestuar një 35-vjeçar në Elbasan pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale E.A., nuk ishte pajisur me autorizimin për përdorimin e targave të përkohshme që mbante automjeti në momentin e ndalimit. Po ashtu 35-vjeçari u ndëshkua me masë administrative prej 1000 lekësh. “Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, për të shmangur gjobën për mungesë dokumentacioni, arrestohet drejtuesi i automjetit. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që...