Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Policia Kufitare e Morinës ka kapur në tentativë për të hyrë në Shqipëri një 35-vjeçar turk, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga verifikimet rezultoi se 35-vjeçari ishte dënuar nga autoritetet gjyqësore turke, me 4 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave, bankë ose institucion huadhënës”. “Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kufitare dhe për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, kanë siguruar informacion për një shtetas në kërkim që po tentonte të hynte në Shqipëri....