Tentativë vrasjeje dhe kanosje me armë, shpallen në kërkim tre persona në Shkodër! Një nga sherret ndodhi në kalçeto

Tentativë vrasjeje dhe kanosje me armë, shpallen në kërkim tre persona në Shkodër! Një nga sherret ndodhi në kalçeto

Dy raste të rënda, njëri me dyshimin për tentativë vrasjeje dhe tjetri për kanosje me armë zjarri dhe dhunë fizike, janë zbardhur nga Policia e Shkodrës. Për ngjarjet janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona. Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shpallur në kërkim një 25-vjeçar, me inicialet K. F., i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Nga hetimet paraprake dyshohet se më 11 tetor 2026, 25-vjeçari ka hyrë në një fushë sportive (kalçeto) në Shkodër dhe i ka drejtuar armën një 27-vjeçari, me inicialet J. U., me qëllim vrasjen e tij. Në një tjetër rast, Policia...