Tensionet në sallën e Kuvendit, Grupi i PS-së kërkon përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe dy muaj për gjashtë deputetë të tjerë të PD
Pas tensioneve në seancën plenare të 29 tetorit, deputetët e Partisë Socialiste i janë drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën me kërkesën për masa disiplinore ndaj Sali Berishës dhe gjashtë deputetëve të tjerë të opozitës. Pas kaosit të krijuar në seancën e sotme plenare në Kuvend, është kërkuar përjashtimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për 10 ditë, si dhe i gjashtë deputetëve të tjerë të opozitës për 60 ditë nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare. Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, pretendohet se deputetët e PD-së penguan që në nisje zhvillimin normal të punimeve parlamentare, duke bllokuar foltoren dhe duke krijuar tensione gjatë seancës. Sipas kërkesës, gjatë fjalës së tij në Kuvend,...
Burimi:
ntv.al