Tensionet në Francë! Flakët shkrumbojnë bashkinë historike të Limoges, shembet kambanorja 43 metra e lartë
Një zjarr i fuqishëm ka shkatërruar pjesën më të madhe të bashkisë historike të qytetit të Limoges, në Francën qendrore, duke shkaktuar dëme të rënda në një prej ndërtesave më të rëndësishme arkitekturore të zonës. Flakët përfshinë godinën të shtunën, më 18 tetor, ndërsa kambanorja ikonike, 43 metra e lartë, u shemb pas përhapjes së zjarrit në çati dhe në strukturën prej druri. Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë përmasat e shkatërrimit, me çatinë e shembur, fasadat e nxira dhe mbeturinat e shpërndara në të gjithë zonën. Autoritetet franceze e kanë cilësuar dëmin të konsiderueshëm, ndërsa mbetet e paqartë se sa nga ndërtesa mund të restaurohet. Sipas gazetës franceze Le Parisien, një grup personash të maskuar kanë thyer dritaret e bashkisë, kanë hyrë me forcë...
Burimi:
ntv.al