Tensionet Izrael-Iran, kryeministri britanik: Po zhvendosim mjete dhe avionët tanë në Lindjen e Mesme

Tensionet Izrael-Iran, kryeministri britanik: Po zhvendosim mjete dhe avionët tanë në Lindjen e Mesme

Kryeministri Keir Starmer tha se Britania po vendos mjete në Lindjen e Mesme, përfshirë avionë luftarakë, pas tensioneve midis Iranit dhe Izraelit. “Ne po zhvendosim mjete në rajon, përfshirë avionë luftarakë, dhe kjo është për mbështetje emergjente”, u tha Starmer gazetarëve.Lexo edhe :Related Posts Mbretëria e Bashkuar tashmë ka avionë luftarakë RAF në rajon si pjesë e Operacionit Shader. Duke folur me gazetarët, Keir Starmer theksoi gjithashtu se situata po evoluonte me shpejtësi dhe se po zhvilloheshin diskutime intensive me aleatët në të gjitha nivelet. “Mesazhi i vazhdueshëm është të ulet tensioni”, tha ai.  
Burimi: Vizionplus.tv